Transmetuar më 15-01-2022, 12:31

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi që po mban me demokratët e Lezhës, ka sulmuar ashpër Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

‘Ai është armik i egër sepse çdo ditë arreston njerëz të cilët nuk paguajnë dot faturat sepse nuk kanë. Ky është i vetmi vend në botë që ndëshkon qytetarët për çështjet civile, si e si që ti largojnë nga Shqipëria.

Kjo është një qeveri raciste, antishqiptare ndaj Veriut të vendit. E ka bërë ai këtë, i shkoi një miku im dhe i thotë ‘ti na ofendon ne, sepse nga veriu na kë zgjedhur deputetë kriminelë’. Dhe përgjigja e tij ishte që ‘ata më sjellin vota’.

Edhe në Jug ka çuar para shumë më tepër, por atje edhe ka vjedhur më shumë, Kjo është arsyeja pse sot ne me axhendën tonë të lirisë, duam ti japim përgjgjen më të vendosur, se kurrë për të përmbysur narkoshtetin, dhe për të çuar shqiptarët drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sot jemi në këmbë, PD është më e fuqishme se kurrë, jua them unë.

Ne kemi misionin e shenjtë që të kthejmë votën e lirë te shqiptarëve, PS nga viti 2009 deri më sot nuk ka votuar asnjëherë, është sikur të jetë tufë, dhe shpeshherë detyrat i marrin vesh nga mediat postet që u janë dhënë.

Ku u katandis PD në raport me votën? Në mënyrën më të pabesë Lulzim Basha iu thotë ju, me zërin e Jemin Gjanës, se këta këtu nuk janë 1800 por janë 5400, ky është Lulzim Brava. Kjo është betejë për liri, është betejë për votën e lirë. Një ish-zyrtar anëtarë kryesie i PD-së, del para jush, del para shqiptarëve dhe thotë se këtu jemi 5400, sikur të ishin 4 vetë në një karrige. Pse kjo? Besoj se përgjigjet më të sakta, më të qarta filluan në datën 8 Janar’.

“8 janari është faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare. Më 8 janar, Edi Rama faktoi se ai me mënyrat e tij kriminale, ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë sonë, shtëpisë së PD-së.

Nuk është problemi i një zyre, i një ndërtese. Këtu është problemi themelor: i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës. Pa këtë parim nuk ka demokraci. Dhjetëra-mijëra demokratë shkuan për të zbatuar vendimin e tyre. Kuvendi Kombëtar ka votuar se selia e PD është ajo seli dhe ne shkuam të hymë në shtëpinë tonë.

Çfarë ndodhi? Edi Rama rrethoi Lulzim Bravën, pengun e tij, jo vetëm me 8 oficerë garde, me në krye komandantin e rojes së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive.

Çfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh, të cilët vendin e kishin në qeli dhe vetëm në qeli.

Çfarë ndodhi? Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë. E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë,” tha Berisha.