Transmetuar më 15-01-2022, 10:20

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar. Në fokus pritet të jenë përjashtimet pas protestës dhe riorganizimi i strukturave.

Në një njoftim dërguar anëtarëve të Këshillit disa ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sqaron se pritet të ketë një diskutim për organizimin e Këshillit dhe miratimin e një rregulloreje të brendshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD. Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:

Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.