Transmetuar më 14-01-2022, 21:51

Të hënën, më 17 janar, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Sipas burimeve të Noa.al, vizita e presidentit turk, vjen në kuadër të inspektimeve të zonave të rindërtuara me financim turk pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin tonë.

Gjate vizitës në Shqipëri, presidenti Erdogan do të zhvillojë takime me: Presidentin Ilir Meta, Kryeparlamentaren Lindita Nikollën dhe kryeministrin Edi Rama.

Ja axhenda e Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri:

Presidenti turk Erdogan, pritet të mbërrij në aeroportin e Rinasit në Tiranë rreth orës 09:00.

Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente banimi të financuara nga qeveria turke.

Rreth orës 14:00 Erdogan, është parashikuar të mbërrijë në kryeqytet, ku do të zhvillojë konferencë për shyp me kryeministrin Rama.

Në orën 17:00, është parashikuar që Erdogan të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në orën 18:30 do të largohet për në Turqi.