Transmetuar më 14-01-2022, 21:21

Nëse je prind, me siguri të paktën një herë në jetë ke dëgjuar pyetje prej tyre që të kanë bërë konfuzë pasi nuk kishe një përgjigje të saktë. Madje me mendje fillon ta pyesësh veten pse nuk e ke ditur kurrë përgjigjen, por tepër vonë tani. Ai/ajo po të pret t’ja sqarosh, prandaj që herën tjetër të mos ndodhë kjo, në vijim do të gjeni një listë me pyetje të çuditshme fëmijësh, përgjigjet e të cilave i mësoni dhe ju tani.

Pse nuk mund të qeshim në foton e kartave të identitetit?

E dimë se të qëndrosh serioz dhe pa buzëqeshur në foton e aplikimit për kartë apo pasaportë është MUST, por jo të gjithë e dimë pse. Arsyeja lidhet me skanerat biometrikë të lançuara në 2005-ën. Ata njohin fytyrën e dikujt vetëm nëse qëndron neutral, pasi kjo parandalon keqpërdorimin e dokumentit.

Pse pasaportat nuk janë kurrë në ngjyrë portokalli?

Nuk ka një arsye specifike, por ju s’do të shihni kurrë pasaporta që vijnë në ngjyra të hapura. Kjo sepse shtetet nuk duan të përdorin këto ngjyra pasi kërkojnë të duken zyrtarë dhe seriozë.

Pse njerëzit e urrejnë kur dëgjojnë zërin e tyre

E sigurt që kur ke dëgjuar zërin tënd të regjistruar diku, ke bërë një fytyrë të çuditshme sepse s’të pëlqen si tingëllon, por pse na ndodh kjo? Sepse ndryshimet në zërin e regjistruar bën që pritshmëritë tona të mos përmbushen dhe si pasojë zhgënjehemi.

Pse topat e tenisit janë të verdhë?

Para se të ishin jeshilë, ata ishin të zinj ose të bardhë, por problemi është se me të dyja këto ngjyra ishte e vështirë të dalloje në ekranin e TV. Prandaj, u vendos që topat e tenisit do të jenë të verdhë, për të qenë më të dukshme për audiencën.

Pse formohen rrathët e zinj poshtë syve kur jemi të lodhur?

Pas netëve pa gjumë apo punës së ngarkuar ne vëmë re qeskat e famshme poshtë syve. Sipas mjekëve, këto rrathë bëhen të dukshëm sepse mungesa e gjumit ose lodhja ngadalëson qarkullimin e gjakut rreth zonës së syve. Si pasojë e kësaj, kapilarët që gjendet aty fryhen dhe e bëjnë pjesën rreth syve të duket më e errët.

Pse autobusat e shkollave dhe taksitë janë gjithmonë të verdhë?

Sepse kjo ngjyrë tërheq më shpejt vëmendjen se të tjerat. Mes shumë objekteve ju do ta dallonit diçka me ngjyrë të verdhë edhe në errësirë.