Transmetuar më 14-01-2022, 19:22

Stresi dhe angazhimi i tij përkrah ish-kryeministrit Berisha është një gjë e pakthyeshme.

Ai ka reaguar në lidhje me intervistën që ka dhënë mbrëmjen e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, në emisionin “Opinion”.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Stresi krahas fotos së Bardhit, Stresi ka shkruar: "Ik o t ***** ropt se veç ti ta shpif more imoral".

Reperi herë pas here ka treguar dhe vazhdon ta tregojë është një demokrat i zjarrtë dhe mbështetës i ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Reperi u arrestua në protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu, pasi u akuzua se dëmtoi selinë e PD. Ai tashmë është liruar, pasi qëndroi për më shumë se 3 ditë në paraburgim.