Transmetuar më 14-01-2022, 11:37

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku do të japë dëshminë para prokurorëve Elio Mazreku dhe Elisabeta Imeraj për protestën e 8 janarit.

Bardhi do të tregojë gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të selisë blu, nga ku dilnin persona duke sulmuar protestuesit teksa këta të fundit përpiqeshin të hynin në seli.

Ai duhet të japë shpjegime dhe për lëndët e përdorura nga brenda selisë ndërsa është proceduar penalisht nga prokuroria për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.

Po kështu Kryedemokrati Basha është thirrur të dëshmojë sot në prokurori. Ai është thirrur që të shkojë në prokurori në orën 12:00.