Transmetuar më 14-01-2022, 10:49

Partia Demokratike ka bërë publike pamje nga protesta e 8 janarit në selinë e PD, duke hedhur akuza se ish-kryeministri Sali Berisha ka mashtruar hapur shqiptarët për terrorin e ushtruar.

Për këtë ka publikuar deklaratat e Berishës dhe Nokës pasi dolën nga prokuroria ditën e djeshme kur thanë se protesta ishte paqësore dhe nuk u thyen xhama makinash.

Sipas PD, Berisha ishte nxitësi kryesor i dhunës dhe kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij.

“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.  Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij.

Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik!  NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN”, thuhet në postimin e PD.