Transmetuar më 14-01-2022, 08:36

Një betejë e denjë si nëpër filma mes hajdutëve dhe policisë në Kosovë.

Një vjedhje që përfundoi me përleshje me armë mes hajdutëve dhe policisë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Hajdutët qëlluan me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë ndërsa ishin duke ikur, pasi kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi.

Të shtënat me armë ndodhën jashtë banesës, pasi hajdutët filluan të ikin arave, kur policia tentoi t’i arrestonte.

Fatmirësisht asnjë zyrtar policor nuk ka mbetur i lënduar, por as autorët e vjedhjes nuk janë kapur.

Në momentin kur hajdutet kanë hyrë në shtëpi, familjarët nuk ishin aty.

Këta të fundit e kishin kuptuar vjedhjen kur i kishin kontrolluar kamerat e sigurisë përmes telefonit.

Me të parë që dikush ka hyrë në shtëpi, ata menjëherë kanë telefonuar policinë, të cilët dolën në vendin e ngjarjes.

Hajdutët kanë arritur megjithatë të vjedhin bizhuteri ari dhe gjëra me vlerë.