Transmetuar më 14-01-2022, 08:29

Ka qenë përvjetor për Bora Zemanin. Më 9 janar ajo mbushi 30-vjeçe.

Në ambientet e një hoteli në Tiranë, ajo ka ftuar shumë miq e kolegë, si Xhensila Myrtezaj, Elita Rudi, Ermali dhe Ami, Bruno dhe Klajdi si këngëtarë, normalisht mikesha e saj Semi, Jona Spahiu, Jonida Vokshi, Albana Osmani, Arbana Osmani, motrat Lori dhe Sara Hoxha, Olti Curri, Ervin Kurti, Eraldo Rexho, Bledi Strakosha, Aulona Musta etj.

Sigurisht ka ftuar kolegët kryesorë të saj Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin dhe gjithashtu shumë prej konkurrentëve të Përputhen.

Mes tyre Ana Kauri, Fation Kuqari, Ana Lleshi e Mevlan Shaba.

Atdheu nuk ishte i ftuar, bie në sy edhe Antonela, e cila kohët e fundit ka mbështetur haptaz Beatrix e Donaldin që nuk është e ftuar.

“E rëndësishme është që ky 30 vjetor më gjeti shumë të plotësuar. E mbushur me shumë dashuri, e mbushur me njerëz që i dua dhe më duan shumë, patjetër që kam edhe një punë, të cilën e shijoj pafund. Faleminderit shumë”,- tha ajo ne Përputhen.