Transmetuar më 13-01-2022, 22:34

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në emisionin “Opinion” se nuk i njihte personat që dilnin nga selia e PD-së dhe përlesheshin me protestuesit në ballkonin e katit të dytë. Por, ai la të kuptohej që ata ishin punonjës të gardës.

Fevziu: Kush janë këta persona që dalin nga selia e PD?

Bardhi: E para nuk dalin nga selia e PD. Ti ke qenë në selinë e PD dhe e kupton që ai ambjent ku kanë hipur është brneda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së kryetarit të opozitës dhe me rregullat e Gardës së Republikës besoj e kuptoni që një person…

Artan Hoxha: Janë gardistë?

Bardhi: Nuk i njoh.

Fevziu: Gardistë që godet me bisht kazme unë nuk di….

Bardhi: Disa nga zyrat anësore të selisë së PD-së janë thyer me atë drurin që ka në dorë ai zotëria. Dhe ato bishta kanë ardhur nga poshtë lart Partisë Demokratike. Sikundër në ambjentet e PD-së ka patur një numër të shtuar të punonjësve të gardës.