Transmetuar më 13-01-2022, 18:04

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u regjistruan statistikat si vijon: Janë kryer 7378 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2029 qytetarë, në këto bashki:

999 në Tiranë, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.

Janë 17,783 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 70 vjeçe, një qytetar nga Kavaja 74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 751 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2029 Të shëruar në 24 orë 751 Të shtruar në spitale 130 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 7378

Testime totale 1,556,936 Raste pozitive 226,598 Raste të shëruara 205,560 Raste Aktive 17,783 Humbje jete 3,255

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8779 Durrës 1434 Fier 1387 Elbasan 1300 Vlorë 1065 Shkodër 1047 Gjirokastër 777 Berat 573 Lezhë 547 Korçë 502 Dibër 215 Kukës 157