Transmetuar më 13-01-2022, 11:12

Covid është përhapur në shkolla. Ka nxënës e mësues të prekur.

E pyetur nëse do të ketë mbyllje të shkollave, kryetarja e Komitetit të Eskpertëve, Mira Rakacolli tha se treguesit nuk janë të tillë që të detyrojnë mbylljen e shkollave, megjithatë sipas saj, situata do të ndiqet në vijim dhe do të veprohet në varësi të saj.

“Sot për sot indikatorët nuk këshillojnë që të ketë mbyllje të shkollave. Megjithatë, situata do të ndiqet hap pas hapi, ashtu sic edhe masat e tjera në lidhje me dinamikën e situatës epidemioligjike. Nëse do të ketë tregues që na çojnë në një vendim të tillë, atëherë do ta rishikojmë”, tha ajo.

Ndërkohë, mjekja Najada Çomo tha se te Infektivi janë të shtruar 130 pacientë, ku 12 për qind e tyre janë në gjendje kritike. Ajo u shpreh se të gjithë të shtruarit janë të pavaksinuar duke i bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.