Transmetuar më 12-01-2022, 22:29

Momente paniku kanë ndjerë qytetarët mëngjesin e sotëm në qendër të Katanias, Itali, ku një grua pasi doli e zhveshur në ballkonin e shtëpisë së saj filloi të hedhë të gjitha llojet e objekteve në rrugë.

Kjo ka duke detyruar autoritetet të mbyllin dhe bllokojnë rrugën. Episodi ndodhi në qendrën Via Etna ku kalimtarët dhe banorët duhet të shmangnin me kujdes kalimin e rrugës për të mos rrezikuar të goditeshin.

Krahas veshjeve të çdo lloji, në fakt, nga kati i tretë i një pallati të zonës, në tokë kanë rënë edhe sende si vazo dhe orendi. Skena tërhoqi vëmendjen e dhjetëra personave dhe pjesës më të madhe të banorëve të zonës të cilët kanë lajmëruar policinë.