Transmetuar më 12-01-2022, 18:14

Përfaqësuesit e Agjencisë Evropiane të Barnave pretendojnë se përhapja e shpejtë e variantit “omicron” do të forcojë imunitetin e qytetarëve.

Zyrtari i kësaj agjensie, Marco Cavaleri, sqaroi se një numër i madh njerëzish do të ekspozohen ndaj virusit, edhe pse ndoshta nuk do të shfaqin simptoma.

“Kjo do të thotë se do te arrihet imuniteti. Arritja e imunitetit shtesë është shumë e rëndësishme. Fakti që një numër i madh njerëzish do të infektohen mund të kuptohet se kemi imunitet të fortë që do të na nxjerre nga pandemia”, u shpreh Cavaleri.

Doza e katërt e koronavirusit, sipas agjensise europiane te barnave nuk duhet të merret në një afat të shkurtër kohor pasi rrezikon që sistemin imunitar te njerëzve.

“Jemi të shqetësuar për doza shtesë të vaksinave në afat të shkurtër. Nuk mund të marrim një dozë shtesë çdo tre ose katër muaj pasi mund të mos marrim përgjigjen e dëshiruar nga sistemi imunitar. Prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e rëndojmë sistemin tonë me vaksinime të përsëritura", shtoi me tej ai.

Shkencëtarët pretendojnë se edhe pse varianti omicron është më ngjitës, simptomat jane shume te lehta.