Transmetuar më 12-01-2022, 11:54

Ndarja mes banorëve është më evidente se kurrë.

BBV është përfshirë nga debate të forta. njëri rej tyre ishte mes Monika Lubonjës dhe Ilir Shaqirit.

Gjithçka ka nisur kur balerini i njohur teksa bisedonte me Tan Bramën ka përmendur një “treshe”.

Sipas tij, ka qenë në mënyrë figurative për të mjelë dhinë, por kjo nuk është pritur aspal mirë nga aktorja e njohur.

“Ti hapi këmbët unë e mjel, e bëjmë treshe”, tha Iliri, që më pas solli dhe reagimin e fortë të aktores, e cila i përmendi dhe gruan.

“Të kapi dhinë e vetë atje (gruan), dhe ta kthejë si të dojë, le të marri dhe Tanin pastaj për ndihmë”, dëgjohet që të thotë aktorja e irrituar.

Ndërkohë gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme kur u pyet nga Arbana, Monika u shfaq tepër e prekur, ndërkohë që në vijim me Ilirin kishte vazhduar komunikimin, dhe nuk ishte sqaruar për këtë çështje. Por nga ana tjetër, Iliri shtoi se shakaja e tij nuk kishte lidhje me Monikën.

Pas përfundimit të spektaklit Monika ka biseduar me Arjola Demirin rreth kësaj. Duket se asaj i ka ngelur hatri me shoqen e saj, pasi Arjola dëgjohet duke i thënë “e thashë 3 herë që ke qenë e mërzitur.

Pjesë nga biseda:

Arjola: E thashë 3 herë që ke qenë e mërzitur, 3 kokrra herë. Për çfarë po mërzitesh?

Monika: Jashtë merret shumë shëmtuar. Ju luta “Vëllait të Madh” të mos e jepte

Arjola: Të jesh e bindur se nëse merret shëmtuar, të gjitha pasojat e kësaj i mban Iliri

Monika: Po, po. A nuk e shikon se si i shfrytëzon të gjitha gjërat? Kam nevojë Ilir realisht Arjola, që unë jam me Donaldin?

Arjola: Atë punën që tha me trenin ma ka thënë edhe mua, ka thënë do e shoh deri ku e ka Monika. E kam marrë si një lloj provokimi që po të bën me të testuar ai ty. Të gjithë këto që keni bërë, kunjat, ironitë, unë i kam marrë si pjesë e shakasë, nuk i kam marrë si të vërteta. Se të ishin të vërteta, nga ana e tij, se nga ana jote e di se kanë qenë shaka. Kam pritur që edhe nga ana e tij të jenë shaka se nuk më ka thënë se e ka me të vërtetë me Monikën

Monika: Nga ana ime ka qenë shaka, e përmes kësaj shakaje ka qenë ‘ej mblidh mendjen’. Ama nuk e kam cënuar asnjëherë Ilirin. Më thuaj një moment ku jam shfryrë për Ilirin ashtu? Ai vazhdon e thotë një muhabet që nuk ka sens. Unë nuk di se si të ulëras me atë njeri. Tani atij i ka ardhur fundi, realisht i erdhi fundi. Ça pune ka ai? Unë kam kërcyer atë ditë, e a thashë do e vesh në prime?

Arjola: Pse duhet ta shpjegosh? Atë që e ndjen ta bësh, mos e shpjego

Monika: Donaldi 26 vjeç nuk e ka bërë kurrë atë shaka. Edhe kur nuk kam folur me atë, ai ka mbyllur gojën e nuk ka folur.

Arjola: Nuk është gjëja për tu krahasuar. Kjo është mes teje dhe Ilirit. Nëse ti nuk e toleron më, jepi stop, as ironi, asnjë gjë. Me mua nuk ke pse të mërzitesh. Nëse kjo nuk ka qenë shaka dhe ka qenë me të vërtet për Monikën, është shumë e rëndë dhe nuk e pres nga ana e Ilirit.