Transmetuar më 12-01-2022, 07:58

Aksidentohet autobusi me shqiptarë nga Kosova në Serbi. Paraprakisht raportohet se 9 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.

Qeveria e Kosovës njoftoi se nëntë udhëtarët që u lënduan nga aksidenti janë jashtë rrezikut për jetë.

Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz.

‘Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, thanë burime qeveritare në Kosovë.