Transmetuar më 11-01-2022, 12:18

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur në Gjykatën Speciale në Hagë duke thënë se deri në moshën 17-vjeçare është rritur në Kosovë, ndërsa një pjesë të jetës e ka kaluar në burgjet serbe.

“Po jam rritur një pjesë të jetës në Kosovë deri në moshën 17 vjeçare e gjysmë, ndërsa pjesën tjetër të jetës jam rritur në burgjet serbe. Në vitet 90-të kam kaluar si klandestin në Suedi”, deklaroi Haradinaj.

Më pas, Haradinaj në seancën gjyqësore tha se në Suedi nuk ka qëndruar me dëshirë.

“Edhe në Suedi në një mënyrë unë isha dhunshëm, pa dëshirën time. Unë nuk kisha dalë që të kërkojë të mira ekonomike, por kisha dalë prej dhune. Atje kam pasur rrogë shumë të mirë, në vlerë prej pesë mijë euro neto por dëshira dhe nostalgjia ime ishte që të kthehesha në Kosovë. Përktheja dy gjuhë”, deklaroi Haradinaj.