Transmetuar më 10-01-2022, 17:51

E ndërsa ditët ikin, afron spektakli i radhës. Këtë radhë tre të nominuarit në “Big Brother VIP” janë Iliri, Einxhel dhe Dj Dagz. Këta të fundit herë pas here kanë biseduar në lidhje se kush mund të dalë të martën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa ishin të shtrirë në krevat, Einxhel ka treguar dëshirën që ka kur të dalë nga BB VIP. Ajo i tha Arbërit se ka dëshirë që të “mbyllet me të”.

Biseda mes Einxhel dhe Dj Dagz:

Einxhel: Kur të dal dua të takoj njerëzit e mi, shoqërinë. Të mblidhemi, të ha, të pi, ti takoj, të dal. Por nuk e di pse një gjë kështu brenda vetes, një dëshirë kështu është që të mbyllem me ty. Të rri vetëm me ty. Se më duket se kur të dal, nuk do rrimë shumë bashkë. Jo do na largojnë njerëzit, situatat. Duket sikur do bëhet një gjë mes nesh që do na distancojnë. Duke pasur parasysh si jam unë e si je ti, nuk dua që të mërzitemi për një llaf goje apo një situatë. Do doja shumë ti injoronim të gjitha situatat. E të përpiqeshim të rrinim gjithë kohës bashkë, të paktën kur të dal.

Dagz: Kur të dal prej këtu?

Einxhel: Se kam shumë frikë se çfarë ka ndodhur jashtë gjatë gjithë kësaj kohe

Dagz: Edhe unë

Einxhel: Edhe ti?