Transmetuar më 10-01-2022, 14:07

Kadri Veseli, i ndaluar nga Haga, kthehet në vendlindje nën masa të larta sigurie.

Kthimi i tij erdhi pas vdekjes së nënës dy ditë më parë.

Siç shihet nga foto, Veseli ka qenë i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga mjetet e EULEX-it.

Veseli ka shkuar fillimisht tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës.

Sipas burimeve, Kadri Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.

Më pas ai do të kthhet sërish në Hagë.