Transmetuar më 10-01-2022, 13:01

Një djalë fitoi 5.6  milionë dollarë në lotari por refuzon që t’i japë para familjes.

24-vjeçari thotë se pasi familja mësoi se ai nuk do ndajë asnjë nga fitimet e tij me ta, familja nuk i flet më.

“Ata thanë se nuk isha më mirëpritur dhe se nuk duhet të flisja më me ta. Por mua nuk më intereson, ato janë paratë e mia", tha fituesi.

Së bashku me bashkëshorten e tij, të dy 24 vjeç, herë pas here blinin biletë lotarie për qejf.

“Epo, këtë muaj ne fituam shumë. Fituam rreth 5.6 milionë dollarë. Pasi paguam (kredi studentore, hipotekë shtëpie, kredi makinash) na mbetën rreth 5 milionë dollarë. Në rast se nuk e dini, 70 për qind e fituesve të lotarisë dështojnë pas disa vitesh”, tha 24-vjeçari, citon The Sun.

Duke mos dashur të kenë të njëjtin fat, burri dhe gruaja e tij vendosën të investonin tre milionë nga fitimet dhe dy milionë dollarët e mbetur do të përdoreshin për të blerë një apartament.

Lajmi i 24-vjeçarit ka shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

"Familja jote të ka treguar se gjaku nuk është më i trashë se paraja", shkruan një përdorues.