Një çift me dy fëmijë udhëtuan nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë ku kishin hyrë përmes rrugëve ilegale, pasi gruaja ishte pozitive me COVID-19.
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Sarpelj të Leposaviqit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Ata janë depërtuar nga territori i Republikës së Kosovës.
“Fsh. Sarpelj, Leposaviq, 09.01.2022 – 16:35. Policia gjatë patrullimit ndaluar automjetin me targa të huaja që e drejtonte i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe në veturë ishte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre.
Të njëjtit kishin hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugës ilegale për shkak se gruaja ishte pozitive me Covid 19. Personat në fjalë pas intervistimit dhe verifikimit me vendim të prokurorit janë deportuar nga territori i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur policia.