Transmetuar më 10-01-2022, 10:37

Thellohet bilanci i aksidentit targjik që ndodhi mëngjesin e së dielës në rrugën Nacionale Podujevë-Prishtinë. Ka shkuar në tre numri i personave që humbën jetën.

Policia ka bërë të ditur se, nga aksidenti i djeshëm ku ishin të përfshira tri vetura, kanë mbetur të lënduar edhe tetë persona tjerë.

Policia saktëson se si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në spital.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Austrisë.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertim.

Vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.