Transmetuar më 09-01-2022, 22:45

NË PËRDITËSIM

Flet kreu sizmik grek

Në Follorinë, qytet kufitar me Shqipërinë, banorët sonte janë të shqetësuar. Shumë prej tyre kanë dalë jashtë dhe kanë frikë të futen në banesa.

Prof. Gerasimos Houliaras, drejtor kërkimi i Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, shprehet i shqetësuar për faktin se kjo zonë nuk është me aktivitet të rregullt sizmik.

"Është shumë herët për të nxjerrë përfundime, presim zhvillimin e aktivitetit sizmik", tha z.Houliaras, citon noa.al.

Tërmeti 22.45, me intensitet 6 ballë

Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64, tha sonte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate.

Dendësi tërmetesh sonte në kufi me Shqipërinë duke krijuar një klimë pasigurie për njerëzit

Në 23.21 ora jonë, ndodhi një tërmet 3.9 ballë, 3 km larg Follorinës duke e rikthyer epiqendrën aty ku nisi me 5.8 ballë në 22.45, raporton noa.al.

Tërmeti kishte intensitet makrosizmik kategoria e IV ose 4 ballë të shkallës Merkali.

Më herët një tjetër tërmet u ndje në 23.14 dhe ishte 3.1 ballë të shkallës Rihter.

Nëse i pari ishte 4 km larg Follorinës, më i fundit ishte 15 km larg tij.

Edhe ky tërmet kishte intensitet makrosizmik kategoria e V ose 5 ballë të shkallës Merkali.

Dy tërmete pasuan të parin

Edhe 2 tërmete të tjera pasuan të parin dhe sipas EMSC, magnituda e tyre ishte përkatësisht 3.5 dhe 4.2 ballë në 22.47 dhe 22.48 ora e Shqipërisë.

EMSC njoftoi se tërmetet arritën magnitudën 5 ballë të shkallës Merkali, ndër më të lartat dhe më shqetësueset.

Tërmeti i orës 22:45

Një tërmet 5.8 ballë Rihter ka ndodhur në orën 22.45 duke u ndjerë gjerësisht në Shqipëri.

Shërbimi sizmik evropian EMSC raporton se tërmeti është ndjerë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në orën 22.54 u bë e qartë se epiqendra e tërmetit që mendohet se zgjati të paktën 5 sekonda ishte pranë Follorinës në Greqi, 119 km larg Elbasanit.

Thellësia e tërmetit ishte vetëm 2 kilometra.

Tërmeti kishte magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter.

Konfirmohet nga EMSC se tërmeti ishte i kategorisë së verdhë dhe 4 ballë të shkallës Merkali që tregon se ai ishte goxha i fuqishëm.

Sipas informacioneve, në qytetin e Follorinës ka pasur shqetësim me banorët që kanë dalë në rrugë, duke qëndruar në gatishmëri për çdo të re të mundshme.

Në Facebook e noa.al, janë me qindra komentet që raportojnë për tërmetin në të gjithë Shqipërinë dhe në Maqedoni e Greqi, madje dhe Kosovë e Malin e Zi.

Vijon…