Transmetuar më 09-01-2022, 16:11

Një baba që djali e bën të lumtur dhe krenar.

Do mbetet një moment i paharru ai për Sergio Conceicao-n e shtuna në mbrëmje.

Legjenda e Portugalisë e ka festuar si i çmendur fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Estoril.

Ndeshja ishte drejt barazimit në minutat e fundit. Kur të gjithë menduan se do përfundonte ashtu, ndodh e pabesueshmja.

Vetëm tre minuta para ndeshjes, pikërisht në ’87, ai aktivizon djalin. Në ’89 Francisco shënon.

Tri pikë shumë të rëndësishme për bardheblutë, që tani kryesojnë renditjen e kampionatit portugez me një avantazh prej 3 pikësh ndaj Sporting-ut. Ja shikoni si kanë festuar atë e bir: