Transmetuar më 09-01-2022, 12:34

Një nëne amerikane ka izoluar të birin me Covid në bagazhin e makinës.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku Sarah Beam 41 vjeçe e ka futur djalin e saj 13 vjeç në bagazhin e makinës.

41 vjeçarja ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e vënies në rrezik të jetës së djalit të saj.

E ëma e tij ka deklaruar se e kishte futur në bagazh, me qëllim që të mos infektohet edhe ajo ndërsa e dërgonte për trajtim.

Rasti po hetohet nga strukturat e posaçme.