Transmetuar më 07-01-2022, 12:55

Izraeli konfirmoi rastin e parë të një individi të infektuar me gripin sezonal dhe COVID-19 në të njëjtën kohë. Kjo gjë u  raportua nga autoritetet sot. Ky kombinim është quajtur nga mediat “Fluron”.

Dy infeksionet u gjetën në një grua shtatzënë të pavaksinuar që kishte simptoma të lehta, tha Spitali Beilinson në Petah Tikva.

Disa raporte sugjeruan se ky ishte rasti i parë i tillë i dyfishtë në botë, por raportet e pacientëve me grip dhe COVID-19 u shfaqën në SHBA që në pranverën e vitit 2020.

Izraeli ka parë një rritje të rasteve të gripit në javët e fundit, me 2,000 njerëz të shtruar në spital mes frikës së një pandemie të dy sëmundjeve. Numri i madh i rasteve të gripit dhe rasteve të COVID-19 mund të pushtojnë spitalet.

Tashmë Omicron edhe pse thuhet se nuk është aq agresiv sa Delta po shqetëson për bashkimin e tij me gripin sezonal.