Transmetuar më 06-01-2022, 20:57

“Don’t Look Up” thyen rekordin me shikueshmërinë më të lartë për një film në javë në historinë e Netflixit.

Bëhet fjalë për dy astronomë duhet të dalin në media dhe të paralajmërojnë njerëzit se një kometë po i drejtohet Tokës.

Nga data 27 dhjetor deri më 2 janar ka marrë 152.29 milionë orë shikueshmëri në botë. Statistikat i konfirmoi platforma për Deadline.

Në të dhënat e publikuara nga Netflixi, rezulton se është në treshen e parë më të shikuar, pas “Bird Box” dhe “Red Notice”.