Transmetuar më 06-01-2022, 14:15

një mrekulli ka ndodhur në Itali.

Një grua shqiptare ka sjellë në jetë fëmijën e dhjetë.

Foshnja lindi në spitalin “San Giovanni di Dio e Ruggi d’Aragona” në Salerno, Itali.

Gruaja e re shqiptare u asistua nga doktoresha Adele Pierri, e Kardiologjisë Ndërhyrëse të drejtuar nga doktor Cesare Baldi.

Gruaja shqiptare ishte gati 36 javë shtatzënë. Pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër, pas një infarkti të rëndë kardiak, ajo sërish solli në jetë vajzën e saj 2430 gram.

Gruaja kishte nëntë fëmijë dhe mbërriti në spital në gjendje kritike, pasi po kalonte një infarkt kardiak në zemër dhe kishte dhimbje të mëdha. Prandaj ajo iu nënshtrua një operacioni që kishte bllokuar enën e gjakut në zemër.

Më pas, pacientja u stabilizua nga pikëpamja kardiologjike dhe u transferua në Repartin e Shtatzënisë me rrisk, drejtuar nga doktor Mario Polichetti, i cili së bashku me doktor Francesco Marino, drejtor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë Spitalore, morën pjesë në lindje, një ndërhyrje cezariane për të bërë të mundur lindjen e vajzës së saj.

Nënë e bijë janë në gjendje të mirë, të dyja dëshmojnë se bashkëpunimi mes mjekëve, profesionalizmi i secilit prej tyre, mund të shpëtojnë shumë jetë njerëzish.