Transmetuar më 06-01-2022, 10:53

Ju ka ndodhur me siguri që jeni nën një regjim ushqimor, dhe në një moment tundoheni për ta lënë atë. Shumë prej ekspertëve thonë se ka një moment të ditës, kur ju mund të konsumoni ushqime me pak më shumë kalori, pa qenë e nevojshme që të vrisni mendjen.

Karbohidratet dhe yndyrat e preferuara, si brumërat, makaronat e bardha, akullorja dhe gjalpi nuk duhet t’i hiqni plotësisht nëse jeni në dietë.

Sipas ekspertëve ekziston një kohë e caktuar e ditës kur mund ta qerasni veten me ushqimin tuaj të preferuar pa e prishur humbjen e peshës. Vetëm sigurohuni që kjo “qerasje” të mos ndodhë shumë shpesh.

Koha më e mirë për të ngrënë karbohidrate është koha e paradites, ndërsa yndyrat nuk do të dëmtojnë linjën tuaj nëse i konsumoni rreth orës 10 të mëngjesit. Në këtë mënyrë, trupi do të ketë kohë të mjaftueshme për të djegur kaloritë e konsumuara gjatë ditës.

Nëse dëshironi të humbni peshë apo të ruani peshën e dëshiruar, është e rëndësishme të hani vakte në kohë të caktuara të ditës.

Gjithmonë duhet të hani mëngjes brenda një ore pas zgjimit, drekë rreth katër orë e gjysmë më vonë dhe darkë disa orë më vonë.

Nëse bëni pushime shumë të gjata midis vakteve, do të jeni të uritur dhe sa më i uritur të jeni, aq më shumë ka gjasa që të mashtroni dietën tuaj dhe të hani diçka të pashëndetshme dhe kalorike.

Mos harroni se nuk duhet të hani kurrë darkë të paktën tre orë para gjumit, në mënyrë që të mos shkoni në shtrat me stomakun plot me ushqime të patretura.