Transmetuar më 06-01-2022, 10:25

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) do të ofrojë transmetimin e drejtpërdrejtë të videove me qartësi ultra të lartë (UHD) nga një tren që lëviz me shpejtësi 350 km në orë.

CMG-ja përuroi të enjten studion e re moderne të transmetimit të drejtpërdrejtë në linjën hekurudhore të shpejtësisë së lartë që lidh kryeqytetin kinez Pekin me qytetin bashkorganizator të Olimpiadës Dimërore Zhangjiakou, duke treguar epërsinë e Kinës në teknologjinë e re.

Hapja e studios, e cila përfshin zbatimin e ri të teknologjisë 5G+4K/8K+AI në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv UHD në një hekurudhë me shpejtësi të lartë, është një dëshmi e risive teknologjike të CMG-së dhe e përpjekjeve të saj për të ofruar mbulim sa më cilësor të Lojërave Olimpike 2022 për një audiencë sa më të gjerë të mundshme.