Transmetuar më 05-01-2022, 19:28

Njerëzit janë për t’u ‘nxjerrë sytë’! Këngëtarja Ronela Hajati ka marrë një koment fyes ditën e sotme nga një ndjekës, por ka reaguar menjëherë.

Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram dhe mes komenteve të shumta të ndjekësve, të cilët e kanë uruar për fitoren në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, ka qënë dhe ai i dikujt që e ka quajtur këngëtaren “lopë holandeze”.

Këtij komenti i është përgjigjur vetë Ronela dhe pa e vrarë aspak mendjen.

“Gomar shqiptar”, i është kthyer ajo ndjekësit.

Për këngën ka pasur rezerva edhe nga disa artistë të cilët janë shprehur ‘ku është kënga’?

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Sekret”.