Transmetuar më 04-01-2022, 12:27

Ajo mbahet mend nga shqiptarët për filmin e dashur nga të gjithë “Mimoza Llastica”.  Zhaklina Dhimojani më shumë është identifikuar me këtë emër se sa me emrin e saj të vërtetë.

Por vitet shkuan. Tashmë ajo ka rrëmbyer edhe vëmendjen e medieve zvicerane.  Në një fushë tjetër, Zhaklina nisi në Zvicër karrierën si përkthyese. Ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale.

Atje Dhimojani u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler, i cili është sot bashkëshorti i saj. Ndërkohë sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.

Në foto do shihni Zhaklinën në rolin e mimozës dhe një fot sot me bashkëshortin e saj.