Transmetuar më 03-01-2022, 16:51

Meteorët janë një fenomen i zakonshëm kozmik. Por në disa raste, si sonte, do të ketë një ‘shi’ të vërtetë.

Kjo është ‘stuhia’ e parë e meteorëve për vitin 2022 dhe do të arrijë kulmin më 3 janar rreth orës 20:40 duke u shfaqur pranë Arushës së Madhe.

Ndryshe nga shumica e ‘shirave’ të meteorëve, të cilët vijnë nga mbeturinat e lëna pas nga kometat, Quandrantids ( fenomeni që do ndodhë sot) vjen nga asteroidët 2003 EH1, që mund të jenë kometa të vdekura.

Për të parë "shiun e meteorëve" do t’ju duhet të gjeni një zonë të errët qielli dhe një horizon të qartë sipas NASA-s, e cila thotë se ata do të jenë të dukshëm gjatë natës në qiell, shkruan Daily Mail.

Meteorët janë rezultat i grimcave të vogla që hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi të lartë, zakonisht rreth 90,000 mph për Quadrantids.