Transmetuar më 03-01-2022, 12:36

Në ditën e parë të vitit 2022, hyri në fuqi marrëveshja e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP).

Kjo simbolizon fillimin zyrtar të zonës së tregtisë së lirë me popullsinë më të madhe, përmasat më të mëdha dhe potencialin më të madh të botës.

RCEP-i ka një popullsi prej 2.2 miliardë banorësh dhe zë afro 30 % të GDP-së globale.

Grupi i parë i vendeve pjesëmarrëse në RCEP përfshin 6 vende të ASEAN-it, si edhe Kinën, Japoninë, Zelandën e Re dhe Australinë. Koreja e Jugut do të marrë pjesë më 1 shkurt.

Tani “shpresë” është bërë mendimi përbashkët i ndërmarrjeve në zonën e RCEP-it. Kryeekzekutivi i platformës së tregtisë elektronike të Kamboxhias “Smile Shop” thotë që, me hyrjen në RCEP, mallrat e vendeve anëtare mund të futen në Kamboxhia me kosto më të ulët.

Menaxheri i çështjeve doganore i degës së kompanisë japoneze “Yanmar Motor” në Kinë, Wang Ping, u shpreh që, në vitin e parë të hyrjes në fuqi të marrëveshjes, niveli i tarifave për filtrat e motorëve të importuar nga Japonia do të ulet nga 5 % në zero, çka mund të kursejë 2 milionë juanë taksa doganore.

Fabrika e këpucëve në Indonezi “Gino Mariani” shpreson që, me RCEP-in, marka e tyre mund të dalë jashtë tregut indonezian dhe të futet në një treg më të gjerë…

Hyrja në fuqi e RCEP-it do të sjellë efekte të drejtpërdrejta në integrimin ekonomik rajonal dhe do të krijojë një treg më të gjerë, një mjedis më të mirë biznesi dhe mundësi më të pasura investimesh për ndërmarrjet e vendeve pjesëmarrëse.

Pas hyrjes në fuqi të RCEP-it, do të realizohet gradualisht tarifa zero për mbi 90% të mallrave në këtë rajon.

Mediat e ASEAN-it vlerësojnë që RCEP-i është “motori për nxitjen e mëkëmbjes ekonomike rajonale”. Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin e OKB-së vlerëson që RCEP-i “do të nxitë lindjen e një qendre të re rëndese të tregtisë globale”.

Për ekonominë globale që po sfidohet nga gjendja epidemike, kjo “qendër e re rëndese” pa dyshim ka nxitur në mënyrë të dukshme besimin te mëkëmbja ekonomike globale.

Për Kinën, RCEP-i është një “gur kilometrik” i ri në hapjen ndaj botës së jashtme dhe është zbatimi i premtimeve për vazhdimin e hapjes.

Niveli i hapjes i RCEP-it në fusha të ndryshme, si tregtia e mallrave, investimet e shërbimeve dhe rregullat e shërbimeve, është më i lartë sesa është premtuar nga Kina për anëtarësimin në OBT.

Hyrja në fuqi e RCEP-it do të nxitë më tej hapjen e sistemit nga Kina dhe do të bëhet ura dhe nyja mes qarkullimit të brendshëm dhe qarkullimit të jashtëm në Kinë.

Kjo jo vetëm do t’i japë gjallëri të re rritjes së ekonomisë kineze, por edhe ofron një platformë të re për ndarjen e përfitimeve nga zhvillimi i Kinës.

Kina mbron në mënyrë të vendosur multilaterizmin, barazinë e drejtësinë dhe po bëhet partnere në rrugën e zhvillimit për gjithnjë e më shumë vende.

Me fillimin e RCEP-it, Kina do të shfrytëzojë epërsinë e tregut të saj supergjigant dhe potencialin e madh të kërkesës së brendshme, do të zmadhojë përfitimet e tregtisë rajonale, do të ndajë mundësitë e tregut kinez me më shumë sipërmarrje, do të ofrojë përfitime konkrete për më shumë konsumatorë dhe do të vazhdojë t’i japë gjallëri e energji rimëkëmbjes ekonomike globale.