Transmetuar më 02-01-2022, 14:05

Është varrosur në fshatin e lindjes Ponoshec i Gjakovës Flamur Rexha 44 vjeç.

44-vjeçari vrau dy fëmijët e tij, plagosur bashkëshorten e më pastaj vrau veten.

Ai e kreu krimin në shtëpinë e tij në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa trupi i pajetë është sjellur për varrim në fshatin e lindjes.

Për dy djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, akoma nuk dihet nëse është vendosur të varrosen në Gjermani apo do të sillen në Kosovë.

Ngjarja tronditëse ndodhi një ditë pas Krishtlindjeve, ndërkaq, bashkëshortja e Flamurit, është zgjuar nga koma artificiale.

Sipas mediave vendase, djemtë e familjes që përgjakën ditët e festave në Gjermani, i kishin telefonuar policisë në mars të vitit 2020, pasi mes prindërve kishte pasur një sherr të dhunshëm.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte veten me armë.