Transmetuar më 02-01-2022, 08:43

Për pak mund t’i kishte marrë jetën.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka bërë me dije se është rrezikuar seriozisht nga një plumb qorr gjatë natës së Vitit të Ri.

Përmes një postimi në twitter, deputetja tregon se një plumb qorr ka goditur dritaren e saj dhe se ajo ndodhej vetëm 25 centimetra larg.

Ja çfarë shkruan ajo në Twitter:

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”.