Transmetuar më 01-01-2022, 00:00

Këtë vit që sapo lamë pas, përjetuam një pandemi, për të dytin vit radhazi, më e keqja e brezave tanë këtë shekull.

Ndryshuam jetën tonë dhe sado përpiqemi të bëjmë gjërat, gjithkush e di se shumëçka ka ndryshuar.

Jeta jonë është përballur me surpriza të shëmtuara, ca nga pandemia dhe ca nga autoritarizmi edhe më i shëmtuar i plot qeverive që na kushtëzojnë çdo ditë e më shumë jetën tonë deri në detaj.

Ndërsa urojmë që 2022 të jetë një mot i begatë e plot shëndet, dëshirojmë me forcë që kjo e keqe që nuk po i ndahet botës edhe tani në këtë vit të tretë pandemik që ka nisur, të zhduket një orë e më parë!

Gëzuar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA!