Transmetuar më 31-12-2021, 12:39

Një mot i mirë, i ngrohtë e me diell. Kështu do të jetë dita e parë e vitit 2022.

Sipas “Meteoalb” gjatë orëve të ndërrimit të viteve moti do jetë i kthjellët. Dita e parë e vitit 2022, temperaturat do kalojnë mbi normalen e janarit.

Situata pritet të jetë e qëndrueshme, ndërsa më pas janë parashikuar intervale vranësirash të lehta e reshje të imta shiu.

Janari i 2022 surprizon zonat malore që zakonisht kanë festuar nën reshjet e dëborës të cilat këto ditë do të mungojnë.