Transmetuar më 30-12-2021, 20:17

Ndërsa në Amerikë, siç dihet nga të gjithë, festa e Falënderimeve është tradicionalja që ka simbol gjelin e detit, në vendin tonë gjeli i detit e ka nesër ditën e tij. Por pavarësisht faktit që gjeli i detit është simbol i Vitit të Ri, edhe në festa të tjera familjare është një traditë që ndiqet. Dhe një pyetje që bëhet shumë shpesh nga amvisat është temperatura e pjekjes.

Cila është temperatura ideale?

Deri në vitin 2008, Departamenti i Agrikulturës në Amerikë (USDA), rekomandonte si temperaturë ideale për pjekjen e gjelit të detit 180º dhe minimalen 160º. Por më vonë, u pa se bakteret e Salmonelës, një sëmundje që merret më shumë nga mishi i pulës, nuk ishin zhdukur edhe në temperaturën 160º, (pas 30 sekondave), kështu që u sugjerua një temperaturë tjetër minimale, që fillon në 165º.

Por problemi tjetër me mishin gjelit të detit është edhe pjekja e pjesëve të ndryshme të tij. Gjithmonë në pjekje, gjoksi i pulës piqet më shpejt se sa pjesët e tjera (kofshët dhe krahët). Për këtë ekspertët turq, andej nga e ka edhe origjinën gjeli i detit, rekomandojnë se pjekja e gjoksit duhet të bëhet në temperaturën 165º, ndërsa pjesët e tjera në 180º.

Çelësi i pjekjes së mishit të pulës është temperatura e gjoksit, e cila nuk duhet të jetë shumë e lartë (jo më shumë se 165º gradë). Dhe nëse do që të kesh mish të pjekur mirë, mund ta lësh edhe disa minuta të tjera në pjekje. Testi i kuzhinës në Amerikë ka treguar se një zog i vogël nuk duhet pjekur më shumë se 160º, derisa lëkura të ketë marrë ngjyrën karakteristike dhe krokante, për rreth 15-20 minuta (por jo më shumë se 30).