Transmetuar më 29-12-2021, 08:05

Grabitje me armë në Mitrovicë. Hajdutët plagosin pronarin e lokalit, ai vdes në spital.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Lajmin për vdekjen e pronarit e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

Detaje për grabitjen ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tij. Si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të pronarit, viktima ka mbetur i plagosur.

Dy të dyshuarit janë arrestuar.

Një grup hetimor i ngritur për këtë rast po zbardh rrethanat e ngjarjes.