Transmetuar më 28-12-2021, 11:04

Njihni 7 por Toka ka 8 kontinente.

Në vitin 2017 një grup gjeologësh njoftuan se kishin zbuluar një kontinent tjetër të pagëzuar me emrin Zelandia.

Tani sipas matjeve të fundit njoftohet se Zelandia ka një sipërfaqe prej 4.9 milionë km katrorë – pra rreth gjashtë herë sa sipërfqaja e Madagaskarit.

Enciklopeditë dhe hartat megjithatë vazhdojnë të pasqyrojë vetëm shtatë kontinente. Kjo lidhet edhe me faktin se rreth 94% e kontinentit më të vogël të botës gjendet nën ujë.

Nga thellësitë oqeanike shfaqet në sipërfaqe vetëm një pjesë të vogël e këtij kontinenti, Zelanda e Re si dhe grupi i ishujve Kaledonia e Re që i përkasin Francës.

Ekzistenca e Zelandias është pranuar tërthorazi edhe nga OKB-ja, sepse ajo për Zelandën e Re ka bërë një përjashtim sa i takon zonës detare që shtetet bregdetare mund të pretendojnë si "zonë ekskluzive ekonomike". Kjo zonë për shtetet e tjera kufizohet në distancën 200 milje, kurse për Zelandën e Re ky kufizim nuk vlen, informon Noa.al.

Zelanda e Re ka të drejta ekskluzive për të gjitha burimet minerale të Zelandias dhe kontinenti nënujor përmban gaz, naftë, hekur dhe mangan.