Transmetuar më 26-12-2021, 08:54

Zlatan Ibrahimovic ka uruar edhe një herë në mënyrë provokative Krishtlindjet. Ndërkohë ka shpërthyer rrjeti.

Futbollisti suedez prej vitesh ka një “traditë” të pazakontë dhe ajo është të urojë Krishtlindjet duke treguar gishtin e mesit. Edhe pse është kritikuar edhe më parë, sulmuesi i Milanit nuk i kushton rëndësi kësaj dhe vazhdon me të njëjtin stil.

Ibrahimovic këtë herë ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të gishtit të mesit, me një qiri të ndezur, me mesazhin “Gëzuar Chriztmaz”.