Transmetuar më 25-12-2021, 15:39

Një sherr i pazakontë me fjalë fyese është zhvilluar mbrëmjen e kaluar mes Big mamës dhe Antonelës.

Gjithçka ndodhi pasi Antonela u shpreh se Big Mama e ka sharë në serbisht. Pas këtij konflikti Big Mama doli nga Big Brother VIP. G jatë zënkës, Big Mama i tha “je femër e ulët” Antonelës pas të gjithë debatit që sipas saj ishte i padrejtë.

Sapo hyri në dhomën e rrëfimeve, Big Mama shpërtheu: “Dua të dal nga shtëpia tani, unë nuk mund ta duroj më këtë mbytje që është këtu, dhe të rri të shoh ato intriga që bën Antonela këtu.

Ndërkohë, kishte shumë prej publikut, gjithashtu edhe fytyrave publike të cilat i jepnin të drejtë njerës nga banoret.

Futbollisti, Granit Xhaka ka publikuar një foto të Big Mamës në Instagram teksa e ka mbështetur.

“Respekt”, ka shkruar ai.