Transmetuar më 25-12-2021, 10:56

Duan të marrin vetë në dorë fatin e jetës së tyre.

Binjakët 19- vjeçarë të ngjitur me njëri-tjetrin nga shteti Punjab i Indisë, të cilët dikur u braktisën nga prindërit e tyre, kanë filluar punën e parë në qeverinë e shtetit.

Por ajo që e bëri lajmin më të mirë për Sohna dhe Mohna Singh nga qyteti Amritsar ishte se ata do të fitonin nga një rrogë secili.

Binjakët do të punojnë si elektricistë për bordin shtetëror të energjisë elektrike, dhe ata e cilësuan si një "punë ëndrrash" për ta.

Ata u braktisën kur ishin foshnja dhe jetonin në një strehë për fëmijët e familjeve të varfra.

Punjab State Power Corporation Limited (PSPCL) u ofroi atyre një punë ku secili do të paguhet rreth 10,000 Rs (100 £) në muaj.

Binjakët kanë marrë një diplomë në elektronikë dhe do të punojnë në dhomën e kontrollit të furnizimit, ku do të kujdesen për pajisjet elektrike.

"Ne i jemi mirënjohës qeverisë së Punjabit për njohjen e talentit tonë," thanë binjakët.

Ata tërhoqën vëmendjen e zyrtarëve të bordit kur vizituan një vend trajnimi dhe u interesuan shumë për të gjitha gjërat elektronike.

Venu Parsad, shefi menaxhues i PSPCL, i tha gazetës "The Telegraph" se binjakët ishin teknikisht të shëndoshë.

Mësuesit në strehën ku u rritën pasi u braktisën si foshnja dy-muajshe thanë se treguan interes që në moshë të re për riparimin e pajisjeve elektrike.

Binjakët falënderuan institutin "që i rriti" dhe mësuesit e tyre që "i edukuan dhe i ndihmuan të bëheshin të pavaruar."

Ata thanë se do të "punonin shumë me sinqeritetin dhe përkushtimin maksimal".