Transmetuar më 25-12-2021, 07:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar djegien e flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Vuçiç u shpreh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ‘ndodhet nën presion’.

Ai e cilësoi djegien e flamujve akt të paqytetëruar.

“Është e paqytetëruar të digjni flamujt e të tjerëve, ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mos më detyroni të ju tregoj se nën çfarë presioni ndodhet Rama për këtë. Ky (Ballkani i Hapur) është projekti më i madh i paqes, që Ballkani ka bërë dhe unë besoj se “Ballkani i Hapur mund të jetë një makinë për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës. Ne do ta mbyllim këtë vit si vendi me normën më të lartë kumulative në Evropë gjatë dy viteve të fundit. Ballkani i hapur është lufta jonë për të pasur të drejtë për një të ardhme sipas dëshirës sonë”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për Tv Prva.

Kujtojmë se gjatë vizitës së Vuçiç në Tiranë, mbështetësit e Sali Berishës i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë, duke bërë thirrje kundër Serbisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur