Transmetuar më 24-12-2021, 17:42

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Lajmi konfirmohet nga policia e rajonit të Prishtinës.

‘Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat paraprake, një person ka mbetur i lënduar nga përleshja’, citon policia.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona.

“Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar, dy prej të cilëve janë arrestuar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një investigim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin zyrtar.