Transmetuar më 22-12-2021, 08:16

Ish-banori i Big Brother, Arjon Muça zbuloi të preferuarin e tij, madje edhe “marrëdhënien” e preferuar që do donte brenda shtëpisë.

“E nisa me entuziasëm për Ilirin duke e njohur më parë te formati i “Dancing with the Stars” dhe mendoj se në këto momente është pak i zbehtë. Diçka ka ndodhur tek ai. Dyshja Iliri-Sabiani treguan që televizivisht dy çuna mund të duhen pastër. Ata dy njerëz duhen dhe kjo është një gjë shumë e bukur dhe nuk ka lidhje çfarë gjinie kanë. Në këtë rast pamë dy njerëz që e vlerësuan shumë njëri tjetrin aq sa Sabiani i tha Ilirit: ‘Ti je 100 mijë euroshi im’. Një marrëdhënie solide dhe e bukur”, tha Muça.

Ky i fundit foli gjithashtu pak edhe për personazhet e tjerë, nga të cilët nuk është surprizuar aspak.

“Jo askush (nuk më ka surprizuar), ishin të gjithë të pritshëm në mënyrën si kanë vepruar. Besoj se secili nga ata ka dalë personazhi që është duke përfshirë Fifin me atë karakterin e saj të fortë dhe shpërthyes. Triksa është një vajzë e butë, e brishtë, Donaldi një karakter i fortë. Mund të të them që nuk e kisha parë kurrë Donaldin pa Romeon sepse zakonisht vijnë paket. Unë i kam në shoqërinë time por gjithmonë me njëri-tjetrin. Surpriza mund të them se ishte Donaldi si element unik pa vëllain e tij”, u shperh Arjoni.