Transmetuar më 21-12-2021, 10:08

Ka nisur në Tiranë ‘Open Balkan’.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se ‘Balkani i Hapur është një iniciativë, që e hap Balkanin dhe e përgatit për integrimin në BE. Ne po nënshkruajmë sot marrëveshje dy palëshe për njohjen e ndërsjelltë, ekipet tona kanë bërë një punë të shkëlqyer për lehtësimin e lëvizjes së mallrave, për njerëzit po bëjmë një hap të madh duke bërë një marrëveshje për lejen e punës. Duke e bërë një gjë të tillë ne fjalim për gjëra konkrete dhe po marrim hapa konkrete. Na duhet ta hapim rajonin. Sot kemi bërë një hap duke ndërmjetësuar ndërlidhjen.

Kemi ftuar rektorë dhe pedagogë të universiteteve bujqësore.

Ne kemi punuar me një sërë institucionesh ndërkombëtare, ky bashkëpunim është dypalësh ose 3 palësh, synimi mbetet i njëjtë, përgatitja e vendeve tona drejt BE-së. Dua të them se sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me zell përcjell një mesazh te njerëzit, te prodhuesit, fermerët, të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Me këto marrëveshje 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e dickaje të re, nga shkuarja në pikën A në pikën B. Ata nuk do të përjetojnë më dhimbje koke në kufi dhe çdo gjë do të ecë mirë. Numri i njerëzve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha do të rritet mes 3 shteteve pasi jo vetëm do të jetë për subjekte që operojnë por do ta bëjë të qartë që kjo hapësirë do të bëhet dinamike’.