Transmetuar më 19-12-2021, 08:06

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti ka zhvilluar dje një mbledhje me qendrat e partisë që drejton.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë mbledhje vendosi që të mbajë zgjedhje të brendshme me fillim të vitit të ri. Po ashtu Albin Kurti ka deklaruar se VV-ja do të jetë e përkushtuar edhe në komunat ku qeveris, dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat tjera të Kosovës

“Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillim vitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”.

“Të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej nga do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar. Mbështetjes dhe rritjes së madhe të LV-së duhet t’ja mbështesim një organizatë edhe më të fortë”, thuhet në njoftim.