Transmetuar më 18-12-2021, 09:05

Kina ofron shërbime me tarifa zero për 98% të artikujve të tatueshëm me origjinë nga vendet më pak të zhvilluara.

Komisioni i Tarifave Doganore të Këshillit të Shtetit, tha se produktet bujqësore si vaji i kikirikut dhe kimikatet si polietileni do të përfshihen në objektin e trajtimit me tarifë zero.

Masa do të ndihmojë në lehtësimin e mëtejshëm të importeve të Kinës nga vendet afrikane të interesuara, raporton noa.al duke cituar agjencinë e lajmeve Xinhua.

Kjo masë ka për qëllim gjithashtu të ndikojë në ndërtimin e mëtejshëm të një komuniteti të nivelit të lartë Kinë-Afrikë me një të ardhme të përbashkët dhe ndarjen e mundësive të tregut me vendet më pak të zhvilluara, shtoi Komisioni.